Brdariç: Zhvilluam ndeshjen e vitit, fitojmë ndaj Egnatias

Para ndeshjes me Egnatian në program sot në ‘Loro Boriçi’ për javën e 17-të Abissnet Superiore në 16:45, Brdariç tekniku kuqeblu ka deklaruar:

Paraqitje e mirë

“Për mendimin tim e kemi kaluar ndeshjen e fundit, jemi të fortë në mendjet tona që do të vazhdojmë me të njëjtin intenstitet si në ndeshjen e fundit. Do të na shpërblehen investimet do po bëhen në stërvitje dhe në ndeshje”

Çështja Da Silva

“Po për ndeshjen e nesërme është i gatshëm.”

Problemet e Vllaznisë

“Ne punojmë në mënyrë të ndryshme sepse nuk shikojmë gjithmonë rezultatin., Punojmë në ksuhte të vështira dhe mendoj se jemi kompetitiv dhe do të jemi me marshin e fundit nesër që të marrim rezultat pozitiv.”

Mungesat

“Do të kemi kohë deri nesër që të zgjedhim 11-shen titullarë, duke marrë parasysh mungesën e Latifit. Mendoj se do të çojmë 11 veta plus ca të tjerë sepse nuk kemi nevojë vetëm për 11 veta, por kemi nevojë për mbështetjen e ekipit . Ne mendojmë se mund ta mundim Egnatian nesër.”

Ndeshja kundër Tiranës

“Është çmenduri që nuk arritëm të shënonim ndaj Tiranës, por ne jemi stërvitur kësaj jave dhe shpresojmë që nesër të jenë gjërat më ndryshe.”

Kundërshtarët

“Ne nuk nënvleftësojmë kundërshtaret, qofshin në krye qofshin në fundin e tabelës. Dhe më pas duam që të përqendrohemi tek ndeshja nesërme që ti shkaktojmë Egnatias humbjen e radhës.”

Tifozët

“Më pëlqeu mbështetja që tifozët në dhanë, dhe duam që ata të jenë aty në stadiumin tonë. Ne zhvillojmë një futboll argëtues që ta shijojnë këtë gjë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!