Superiorja në 4 ditë, nis dhe Kategoria e Parë

Nuk ka ndalesë. Abissnet Superiore pasi luajti të mërkurën ndeshjen e prapambetur Kukësi-Dinamo (0-1), nesër nis përballjet e kalendarit për javën e 17-të të saj.

Do të jetë Vllaznia-Egnatia në duelin e ‘Loro Boriçi’-it ajo që hap javën. Dy skuadra me objektivë tërësisht të ndyshëm. Vendasit e Brdariç janë në kërkim të pikëve që e ngjisin drejt kreut ndërsa skuadra debutuese nga Rrogozhina për të gjetur pikë shpëtimtare në fund të tabelës.

E shtuna, vjen me dy takime të cilat startojnë në 13:45. Në Rrogozhinë, Teuta e përfshirë nga kriza e rezultateve do presë Laçin ndërsa në ‘Elbasan Arena’, Partizani pritës ndaj Kastriotit të Krujës.

Sakaq të dielën me fillim orën 16:45, i vetmi takim i ditës parashikuar për tu zhvilluar në Shkodër, figuron ai ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Dita e katërt e ndeshjeve të kësaj jave, ofron derbin e së hënës në ‘Air Albania Stadium’ ndërmjet Dinamos dhe Tiranës.

Ndërkaq të shtunën 22 janar, do të nisë edhe Kategoria e Parë. Në program java e 16-të me start të njëjtë orën 13:30.

Java e 17-të Abissnet Superiore:

E premte 21 janar:

16:45 Vllaznia- Egnatia

E shtunë 22 janar:

13:45 Partizani- Kastrioti (Elbasan)

13:45 Teuta- Laçi (Rrogozhinë)

E diel 23 janar:

16:45 Kukësi- Skënderbeu (Shkoder)

E hënë 24 janar:

19:45 Dinamo- Tirana (Air Albania Stadium, Tiranë) /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!