Vllaznia e bukur hap javën, Egnatia për befasinë

Përplasja Latifi- Brdariç e ndeshjes së parë në Rrogozhinë, dhe sheshimi i asaj Da Silva- Brdariç, i vetmi problem ( i kaluar) te kjo Vllazni e bukur në fushë.

Do të jetë Vllaznia-Egnatia sfida sot që hap javën e 17-të në Abissnet Superiore. Në 16-45 në Loro Boriçi’.

Një duel i cili vjen pas një jave të shkuar me performancën e shkëlqyer të kuqebluve në ‘Air Albania Stadium’ teksa barazuan me Tiranën 0-0. Në kahun tjetër rrogozhinasit pas fitores me Teutën për javën e 15-të, viti 2022 i rikthen sërish te rezultati negativ. Në fushën e tyre i mundi Partizani 0-3.

Përforcimi në pankinë si ndihmës i Zekerija Ramadanit, italiani Francesko Vitobelo. Do t’i mungojë Demir Imeri.

Ndërkaq, në kampin kuqeblu, pas polemikave të tepruara Da Silva- Brdariç, duket se gjithëçka është normalizuar dhe futbollisti “plangprishës” nga vendi i ‘Sambas’, do të përfshihet në formacion. Megjithatë te shkodranët do të jenë tre mungesa të formacionit titullar. Latifi (kartonë) dhe Hakaj e Ardit Hoxhaj (dëmtuar).

Ndërkaq sfida e fazës së parë luajtur në Rrogozhinë prodhoi shifrat 1-1 me golin e Isenit dhe penalltinë e Liridon Latifit. Interesant fakti që në atë takim pati një tjetër përplajse mes Brdariç dhe Latifit. Futbollisti prishtinas i pakënaqur nga zëvendësimi, përplasi shishën dhe rrezikoi të dëmtohej gjatë kalimit për në vendin në pankinë.

Në 16:45 në ‘Loro Boriçi’, do të gjykojë Orlando Kuka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!