Skënderbeu për të shkrirë “dëborën”, merkato ende e mbyllur

Erlis Frashëri, Gjino, Levendi dhe Antoniadhis prurjet e javës së parë 2022. Askush nuk ka firmosur zyrtarisht. Bashkia jep ndihmë financiare…

Në stadiumin ‘Skënderbeu’ të shtunën me fillim orën 16:45, Skënderbeu-Laçi do të hapin zyrtarisht ndeshjet kalendarike të vitit 2022. Te kampi bardhekuq i teknikut Migen Memelli e kanë të qartë se gara sa vjen e vështirësohet, njëra prej të cilave ajo me kurbinasit.

Megjithatë korçarët kanë punuar intensivisht për të nisur mbarë. Që prej 5 janarit grupi është sistemuar në Durrës dhe në Tropikal Resort ka kryer nga dy seanca në ditë. Erlis Frashëri, Gjino dhe Levendi prurjet e javës së parë 2022. Paralelisht testi me Dinamon humbur 0-1 por dhe largimi i parë serioz me Dovunen që fluturoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikes për të firmosur me Majemi Fc.

Gjithësesi jo gjithçka ka shkuar ‘vaj’ te korçarët. Prej ditësh raportohet se 4 futbollistë, Sadriu, Vitija, Vrapi dhe Elvi Berisha kanë probleme shëndetësore dhe se aktivizimi mbetet në pikëpytje.

Por ky nuk është vetëm shqetësimi i vetëm te Skënderbeu. Klubi korçar figuron me merkato të bllokuar në hyrje dhe ky fakt penalizon jo pak për të operuar në tregun e janarit. Edhe pse në klub janë optimistë se zgjidhja vjen shpejt…

Sakaq, klubi është në bisedime për shitjen e Uerdi Marës me destinacion Odense apo Arhaus në Danimarkë. Lajmi më i mirë në aspektin ekonomik vjen nga zyrat e Bashkisë Korçë, aty ku Këshilli Bashkiak thuhet se i ka akorduar klubit të futbollit shumën prej 450 milion lekë të vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!