Longo mungon te Kukësi, skuadra në “shtetrrethim”

Te Kukësi sot për herë të parë në përgatitore, afrimi i fundit, mbrojtësi Emiljano Musta

Do të rikthehet në Kukës për të luajtur në shtëpi pas afro 3 viteve larg qytetit. Bëhët fjalë për ekipin e futbollit të Kukësit i cili të mërkurën pret Dinamon për llogari të javës së 16-të.

Verilindorët deklaruan ditë më parë se janë infektuar në masë nga Omicron duke i kërkuar zyrtarisht FSHF-së shtyrjen e sfidës me blutë e kryeqytetit.

Ndërkaq sot skuadra është rikthyer pas disa ditëve pushim në seancë. Ajo që ka bërë përshtypje lidhet me mungesën e trajnerit Diego Longo. Burime thanë se italiani i pankinës verilindore, ka pasur disa shqetësime virale por që tamponi e ka nxjerrë negativ.

Në përgatitejt e sotme në ‘Football Repubic’ ishte e pamundur të ndiqje nga afër skuadrën e dytë pas 15 javëve kampionat.

Problemet e fundit me infektimet (7 lojtarë dhe 3 anëtarë të klubit), rekuperimi i futbollistëve të caktuar, kanë bërë që te kampingu në dalje të Tiranës, masat shtrënguese të jenë eksterme./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!