Egnatia e re është gati, me Partizanin të dielën

Egnatia rekuperon dy titullar para sfidës me Partizanin në plan të dielën në 13:45 në Rrogozhinë. Telushi mbyll sezonin…

Ajo fitore e madhe e Egnatias ndaj Teutës në ‘Elbasan Arena’ me dy gola të Maganit për javën e 15-të, ka shtuar optmizmin te skuadra se rrogozhinasit mund t’ja dalin të largohen nga fundi i renditjes.

Trajneri i tyre Zekirija Ramadani sheh anë pozitive te grupi teksa prej disa ditësh po stervit ekipin e tij në Durrës. Ka afruar 2-3 lojtarë e rekuperuar disa futbollistë.

Lajmi i keq, Bruno Telushi thuajse ka mbyllur sezonin pas vendimit për tju nënshtruar një operacioni në këmbë.

Pas afrimit të Ademit, portierit Hasanebelli e ndonjë tjetri, Pedro Augusto dhe ganezi Agbekpornu, janë rekuperuar duke shtuar alternativat për sfidën me Partizanin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!