Kukësi rikthehet në shtëpi, me Dinamon…

Barazimi i fundit i Kukësit në Shkodër me Vllazninë nuk e zbeh aspak ecurinë fantastike të ekipit verilindor përgjatë 15 javëve në Abissnet Superiore. Skuadra e Longos erdhi e gjithëpranuar si një skuadër e denjë për të rivalizuar Tiranën në krye përmes futbollit ‘total’ e argëtues.

Me kthimin pas tri viteve në shtëpi teksa në 15 janar do presë Dinamon në impiantin e rikonstruktuar, Kukësi, pritet të jetë edhe më i fortë.

Për tu evidentuar gjesti human i disa prej futbollistëve të skuadrës para se të mbyllej viti, të cilët iu bashkuan”Kukësi Jonë Official”për të grumbulluar vlera monetare dhe dhurata për familjet në nevojë të qytetit të Kukësit.

Sakaq, për merkaton, derjtori Pero Pejiç po përpiqet të pikasë ndonjë element të përshtatshëm përforcues në prapavijë.

Gjithësesi përpara se të nisë me seancën e parë të vitit 2022, klubi ka uruar ndihmësin e Longos, Amedeo di Late. Sot ai 48 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!