Tirana spektakolare në 2021

Tirana do të nisë vitin kalendarik 2022 në ‘sulm’. Për të mbajtur kreun e renditjes në Abissnet Superiore të cilin e ka kapur që në start të edicionit të 83 kombëtar të futbollit. 10 fitore 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, në 15 javë, janë vërtetë tregues të qartë se bardheblutë e Orges Shehit, kanë zhvilluar ndeshje dinjitoze.

Kryesimi me 33 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë, shfaq supermacinë e kryeqytetasëve të cilët i dhuruan vetes por dhe popullit bardheblu në sfidën e fundit kalendarike të 2021 fitoren në derbi me Partizanin 1-2.

Ndërkaq tre nga futbollistët kryesorë të saj Erjon Hoxhallari (kapiteni), portieri Visar Bekaj dhe mbrojtësi i majtë Marsel Ismailgeci, u nominuan si fituesit e disa anketave të fundvitit. Ky i fundit duket dhe lojtari që mund të braktisë Tiranën. Kuptueshëm sipas projektit të klubit e pas kërkesave nga jashtë vendit.

Por Tirana e këtij sezoni teksa kërkon titullin e 26-të, veç tri emrave Hoxhallari, Bekaj, Ismailgeci, ka në organikë shumë kualitete që mund të bëjnë diferencën në fushë. Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Seferi, Behiratçe, Xhixha disa nga futbollistët e dalluar në javët e luajtura deri tani për edicionin futbollistik 2021-22.

Sigurisht trajneri Shehi dhe stafi i tij, arritën të ndërthurnin me mjaft sukses elementin në dispozicion në vartësi të objektivit. Përjashtim bën eleminimi nga Kupa aty ku Dinamo kaloi përmes penalltive (7-8).

Sakaq, te klubi i Refik Halilit, ende nuk kanë precepituar emra të rinj me mundësi afrimi. Dëmtimi i Ngosë imponon afrimin e një sulmuesi. Merkato e janarit sapo është hapur. Bardheblutë kurrësesi nuk mund të lejojnë lëshimin e kreut. Të paktën kështu shprehen në ambientet e 25 herë kampionëve të Shqipërisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!