Teuta 10 ditë pushime, sot në seancë me Hebajn

Teuta zhgënjyese e javëve të luajtura deri tani me 18 pikë në 15 ndeshje ka gati startin e pjesës së mbetur të kampionatit të 83-të kombëtar të futbollit. Sipas një njoftimi në rrjete Teuta do të rinisë sot seancat përgatitore, të parat për vitin 2022.

Djemtë e detit pas 10 ditësh pushim, janë rikthyer në fushë ku kanë nisur menjëherë përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj Kastrioti”, shkruan në ‘Facebook’ klubi.

Ndërkaq te Teuta duket se do të kthehet sulmuesi 23 vjeçar Rubin Hebaj. Raportimet mediatike online e quajnë fakt të kryer bashkimin e ish- futbollistit të Shkëndijës së Tetovës me durrsakët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!