Pas Zherard infektohet dhe Vieira

Pas Stiven Zherard një tjetër trajner në Premier infektohet me COVID.

45 vjeçari nga Senegali me pasaportë franceze Patrik Vieira është emri i radhës që raportohet si i prekur nga Omicron në Premier League. Trajneri i Krystal Palase teksa dje foli për respekt ndaj Kupës së Afrikës sot ka rezultuar pozitiv dhe menjëherë është izoluar.

Kështu nga sot me Totenhem dhe në vazhdim do të jetë Osian Roberts ai i cili do të marrë drejtimin e skuadrës londineze të Palasë.

Varianti i ri i COVID-19, Omicron, ka rritur shumë numrat në Britani të Madhe. Nuk dihet nëse masat shtrënguese do të aplikohen shpejt apo do tolerohet ende.

Në Blegjikë, Holandë apo në disa lande të ndryshme të Gjermanisë, tifozët janë ndalur të marrin rrugën drejt stadiumëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!