Bashkëshortja: Vieri kapi virusin

Ish-sulmuesi i Lacios, Milanit, Interit, Juves, Atletiko Madridit, Atalantës etj, pikaset nga COVID 19-të.E zbulon partnerja e 48 vjeçarit.

Bobo Vieri rezultoi pozitiv në Covid. Këtë e ka bërë të ditur Costanza Karaçiolo, bashkëshortja e ish-futbollistit, në një postim në Instagram.

“Në këto Krishtlindje të çuditshme e di që nuk do të jemi të vetmit që do të jetojmë të ndarë në shtëpi për shkak të Covid…”, thotë bashkëshortja e Vierit, duke publikuar një foto me dy vajzat e tyre të vogla nën pemën e Krishtlindjes.

Fatkeqësisht Kristian Vieri ynë e kapi virusin … menduam se mund të jetonim në paqe këtë Krishtlindje, na u desh të largoheshim dhe në vend të kësaj u zhytëm përsëri nga kjo pasiguri që na rrethon prej dy vitesht..

Thjesht shpresoj se do t’ia dalim së shpejti të gjithë! Një përqafim për të gjithë, për ata që janë në të njëjtën situatë si ne, një përqafim shtesë!”, përfundon ajo në postimin e publikuar në Boxing Day.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!