Zherard pikaset me Omicron, humb ‘boxing day’

Stiven Zherard humbet ndeshjen e “boxing day” kundër Çelsit por dhe atë ndaj Lids pasi ka rezultuar me COVID-19.

Ish- mesfushori i Liverpulit dhe Anglisë ka marrë në nëntor drejtimin e Aston Vilës ndërsa nesër pritej të shihej në Birmingam për të drejtuar një skuadër konkurente nga formacionit të Tomas Tuhel.

Por 41 vjeçari i stolit të Vilës, do ta ketë të pamundur qëndrimin në pankinë pasi infektimet e shumta me Omicron që kanë prekur Anglinë kanë pikasur edhe legjenden e futbollit të luajtur në shkuarën në ishull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!