Lushkja udhëheq Laçin, Dinamo orientohet poshtë

Abissnet Superiore, java e 15-të:

Laçi- Kastrioti 2-0 (Lushkja 9, 83′)

Regi Lushkja udhëhoqi Laçin në fitoren e 5 radhazi në në një duel të luajtur sot me Kastriotin e Krujës. Kavajasi në të 9-tën u shfaq i lirë në hyrje të zonës duke goditur fort me topin që shkoi ngjitur me pingulen e portierit Vata.

Në pjesën e dytë krutanët u përmirësuan ndjeshjëm ndërsa Prodani e Greca patën raste ideale për të barazuar. Bardhezinjtë ia dalin të godasin për herë të dytë në këtë takim dhe sërish është mesfushori me bluzën me numër 10-të. Këtë herë Regi Lushkja spostohet në zonë dhe pasi eviton edhe portierin, depoziton në rrjetë.

Dinamo- Skënderbeu- 0-0

Në ‘Elbasan Arena’ Dinamo me shumë mungesa nuk arrin të mundë Skënderbeun e Korçës. Sfida edhe pse nisi e përfundoi me një epërsi të lehtë të bluve, asnjëherë nuk arriti të prodhojë një gol të rregullt. Dy gola të anuluar dhe një mundësi e sfumuar në fund nga Mensah për Skënderbeun, lanë gjithçka të barabartë pa gola. Dinamo në alarm total ndërsa korçarët duken më të sigurtë në atë që ata e quajnë shpëtim të kategorisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!