Derbi si kartolinë, Partizani- Tirana mbyll vitin

Derbi i kryeqytetit numër 164-ër Partizani- Tirana merr gjithë vemendjen e publikut sportiv në Shqipëri por jo vetëm. Sot me fillim orën 19:45,të gjitha rrugët të dërgojnë në ‘Air Albania Stadium’.

Skuadrat:

Partizani vjen me kontigjent të plotë dërsa kanë rekuperuar Belica, Kaçe dhe Stenio Zhunior. Kjo do të thotë se Ilir Daja ka luksin në zgjedhje në një duel i cili pritet të jetë i luftuar nga fillimi deri në fund. E nëse partizani është i gjithi gati problemi i madh te të kuqtë mbetet defiçiti në pikë. Pas 14 javëve Partizani ka mbledhur vetëm 18 pikë duke krijuar diferencë të madhe me skuadrat e kreut.

Tirana duket se ka jo vetëm një avantazh të vogël psikologjik falë rezultateve të deritanishme teksa udhëheq kampionatin me 30 pikë por dhe sigurinë që vjen nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Ndonëse gjatë javës u tha se Seferi dhe Ismailgeci nuk mund të jenë situata ka ndryshuar pasi sulmuesi dje është stërvitur. Vetëm Islailgeci duket jashtë planëve të Orges Shehit.Kjo ndeshje gjykohet nga Juxhin Xhaja.

Ndërkaq në orën 16:45, do të luhen dy takime. Në “Elbasan Arena” Teuta pret Egnatian në takimin që Edi Martini e kërkon me insistim për ta fituar. Kampionët kanë rrëshqitur në tabelë dhe vetëm fitorja jep shpresë për të qëndruar në korsinë e pretendimëve. Egnatia zhgënyse në javët e fundit, për të larguar krizën. Ramadani pas tri humbjeve në krye të rrogozhinasëve për të prekur suksesin e parë. Kridens Meta do të jetë arbitri kryesor i këtij takimi.

Ndeshje e nivelit të lartë agonistik ajo që luhet po në 16:45 në Shkodër. Vllaznia-Kukësi, parashikuar për në “Loro Boriçi” do të jetë sfida tjetër e madhe e javës. Pozicionet në tabelë diktojnë. Vllaznia vjen pas barazimit me Dinamon në ‘Elbasan Arena’ ndërsa verilindorët kërkojnë vazhdimësinë pas atij suksesi që morën ndaj Partizanit pikërisht në impiantin e Shkodrës.Për të vendosur drejtësi në këtë takim është caktuar Enea Jorgji.

Ndeshjet sot, java e 15 Abissnet Superiore:

16:45 Teuta- Egnatia

16:45 Vllaznia- Kukësi

19:45 Partizani- Tirana/Sportiim.al/

1 thought on “Derbi si kartolinë, Partizani- Tirana mbyll vitin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!