Tirana, dy futbollistë me temperaturë

Tirana në vigjilje të derbit me Partizanin kreu sot seancën përgatitore. Në fakt veç urimit për Orges Shehin me ndeshjën e 100 në pankinë, pjesa që i përket kontigjentit duket se nuk po shkon sipas parashikimëve.

Te bardheblutë, konstatohet se Seferi dhe Ismailgeci do të jenë në diskutim për sfidën e së enjtes pasi dy lojtarët kanë rezultuar me temperaturë. Lajmi vjen nga Supersport sipas të cilit lojtarët janë në dyshim për sfidën e orës 19:45 të së enjtes në ‘Air Albania’

Kështu pas Filip Najdovskit që mungon për shkak dëmtimi, lojtarët e formacionit bazë nlëse nuk ia dalin, janë mjaft shqetësuese për Shehin. Aq më tepër që dhe Përgjoni e Giamfi nuk janë në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!