Luhet në mesjavë, Superiorja nuk njeh pushim

Abissnet Superiore luan në mesjavë ndeshjet e javës së 12-të kampionatit elitar. Të programuara në tri ditë, takimet nisin të martën, ecin të mërkurën dhe mbyllin të enjten.

E 12-ta do të startojë me përballjet Tirana-Kastrioti dhe Dinamo-Teuta, të përcaktuara në 16:45. Tirana kryesuese do të luajnë për tri pikë në mënyrë që të ruajnë pozitat në krye, ndërsa Dinamo do të provojë të kthehet te fitorja, për të harruar humbjen e thellë në Laç 5-0.

Të mërkurën në orën 16:45 Skënderbeu do të presë Egnatian në Korçë në një duel të paparashikueshëm sportiv.,

Supersfida e javës figuron ajo që do të luhet në Shkodër po të mërkurën mes Vllaznisë dhe Partizanit me fillim në orën 16:45.

E enjtja ofron Kukësi- Laçi në ‘Air Albania Stadium’. Një tjetër betejë sportive mes dy skuadrave rivale e në formë sportive.

Java e 12-të:

E martë:

16:45 Tirana-Kastrioti (Air Albania Stadium)

16:45 Dinamo-Teuta (Elbasan Arena)

E mërkurë:

16.45 Skënderbeu- Egnatia

16:45 Vllaznia- Partizani

E enjte:

13:45 Kukësi- Laçi (Air Albania Stadium’) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!