Egnatia ka gati trajnerin e ri

Të hënën pritet zyrtarizimi, ish-tekniku i Flamurtarit në Rrogozhinë.

Zekirija Ramadani me 99% do të marrë timonin e Egnatias. 43-vjeçari nga Maqedonia e Veriut një njohje e vjetër për futbollin shqiptar (drejtoi Flamurtarin në 2016 për pak muaj) ishte deri në nëntor si trajner i Prishtinës në Kosovë.

Ramadani pasi kishte fituar titullin me Trepça ’89 dhe Feronikelin i’a doli të triumfonte edhe me kryeqytetasit edicionin e kaluar me Prishtinën.

Megjithatë ai u largua dhe dje u pa në Rrogozhinë. Faktori sportiv atje e kanë konsideruar takimin e teknikut me krerët e klubit si një dakortësi paraprake duke e afruar ndjeshëm Zekirija Ramadanin me stolin e lënë bosh nga Magani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!