Fitojnë të mëdhatë, Memelli: Më vjen për të qeshur

Kukësi e kthen në stervitore ndeshjen e Kamzës ndaj Kastriotit vendas. Shifrat 1-6 për verilindorët, mbyllin llogaritë e një takimi me vetëm një senc.

Fiton dhe Tirana në Rrogozhinë. Realisht një sfidë disi e vështirë por bardheblutë me një gol të bukur të Ismailgecit dhe të Ngosë në fund të pjesës së parë vulosën tri pikët për skuadrën e Tiranës për 0-2. Kreu është i 25 herë kampionëve të vendit…

Ndërkaq me Partizani- Skënderbeu 2-1 luajtur në ‘Air Albania Stadium’ u mbyll java e 11-të Abissnet Superiore. Megjithatë polemikat arbitrare kanë shoqëruar gjatë gjithë takimin me shpërthimin e Migen Memellit në fund teksa ka deklaruar:
“O sa më vjen për të qeshur! Topin e ka kapur në kurriz Zhan Viktor. Nuk e ka prekur me dorë, gjuan në kurriz dhe shkon në rrjetë. E dyta, arbitri ka anuluar këtë gol pa marrë sinjal nga VAR-i.”, e ka anuluar direkt dhe mua lojtari më ka thënë që nuk e kam prekur fare. E ka kapur topi në pjesën e ijës.

Këta që marrin vendimet duhet të më thonë edhe që prekja e Dajës në Kamëz pse nuk u dha penallti. Kjo është flagrante fare, mungon një karton i kuq të penalltia. Nuk është prekje me dorë kjo. Kjo është estradë dhe nuk di çfarë të them. Qahen për arbitra këta”

Sakaq, dje u luajt Laçi- Dinamo 5-0 dhe Teuta- Vllaznia 1-1. Pas kësaj jave renditja kryesohet nga Tirana me 24 pikë. Kukësi ndjek me një pikë më pak. Java e 12-të zhvillohet në mesjavë. /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 11-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!