Shehi para Dinamos: Tirana kërkon pikët maksimale

Të shtunën në ‘Air Albania Stadium’ (19:45), Tirana- Dinamo për javën e 8-të.

Sikunder dhe kishte paralajmëruar, trajneri i bardhebluve Orges Shehi, doli para mediave sportive në 17:30. Kuptueshëm për të folur lidhur me sfidën e nesërme me Dinamon për javën e 8-të Abissnet Superiore. Në ambientet e ‘Selman Stërmasi’, trajneri i Tiranës tha se vlerëson Dinamon por shtoi se skuadra e tij do duhet të synojë tri pikët.

Shehi:

Sërish Dinamo… “Koha për të përgatitur ndeshjen tjetër është shumë e pakët, vetëm dy ditë. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë. Kemi bërë analizë për të përmirësuar gjërat, është rutinë, e bëjmë në çdo ndeshje, edhe kur fitojmë. Kemi parë ku kemi gabuar dhe besoj se do të reflektojmë nesër.

Si Kupa? Sot jam para një ndeshje tjetër, është histori tjetër. Kampionati me Kupën ndryshojnë. Kupa ka dy takime dhe ka pak rotacion, jemi të përqendruar te kampionati dhe duhet të vazhdojmë me ritmin e Vllaznisë dhe atë para asaj ndeshje. Në kampionatin tonë nuk ka favoritë, por skuadra që bëjnë maksimumin. Ai që bën maksimumin, në 90% të rasteve merr atë që jep.”

Ngo e Toli?Patjetër që janë mungesa të rëndësishme, janë dy lojtarë që janë bazë të formacionit tonë. Por i tillë është kampionati. Kemi pasur edhe herë të tjera mungesa dhe skuadra u shfaq mirë, shpresojmë të kemi këtë vazhdimësi, të mos varemi nga individët por nga grupi”.

Batuta e Shkëmbit? “Se çfarë thonë trajnerët kundërshtarë është e drejtë e tyre. Ne futemi në fushë në mendimin për të përmirësuar atë që bëjmë, ndoshta edhe për arsye impenjimi apo lodhje. Të luash çdo tre ditë është e vështirë, këtë periudhë e kemi patur të ngjeshur. Do të reflektojmë atë që bëjmë, e rëndësishme është të rikuperojmë gabimet.”

A më kënaq barazimi? “Do më kënaqte impenjimi, qëndresa e skuadrës në detyra, sidomos në ndeshjet e Kupës dhe të tjera. Çfarë thotë fusha është rezultati, por e rëndësishme është të dalim nga fusha me mendimin që kemi dhënë çdo gjë”.

Ekipi nervoz? “I kuq ka qenë vetëm një direkt, të tjerët ishin me dy të verdhë. Janë situata që disa kartonë mund t’i anashkalonim, se janë marrë edhe për arsye festimi e të ndryshme. Mbetet të përmirësohet, duhet të jemi më të kujdesshëm dhe besoj se do të ndryshojë pak. Por kjo vjen edhe nga agresiviteti i ekipit se skuadra ka qenë shumë agresive e duhet përgëzuar për këtë, por duhet gjithmonë me masë”.

Përballjet me Shkëmbin?Ne i kemi hyrë rrugës së trajnimit edhe pse pas shumë vitesh të luajtura, kur hyn në rrugë tjetër, duhet të përballesh me shokë e miq. Është normale, disa janë bërë drejtorë e trajnerë, nuk është viti i parë, është i treti dhe këto përballje duken normale, nuk është se të emocionojnë shumë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!