Derbi/ Tirana- Dinamo ndërrojnë ‘portat’

Ndeshja e mbrëmjes në “Arenën Kombëtare” vendos përballë për herë të dytë në tri ditë Tirana-Dinamo

Të mërkurën u luajt akti i parë sezonal nga 6 të parashikuara nga Sektori i Garave (2 Kupë dhe 4 kampionat). Dinamo- Tirana prodhoi në të vajtjes së Kupës, turi i dytë edicioni i 70-të një 2-0 të rëndë për bardheblutë, sot pritës në kryeqytet.

Arena po ajo, ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë në 19:45. Tirana- Dinamo në duelin e 139 ndërmjet tyre. Këtë radhë, derbi vlen për kampionat aty ku skuadra e Orges Shehit pas prezantimit shumë të mirë në 7 javë, kryeson renditjen me 17 pikë.

Dinamo e Bledi Shkëmbit, sot me statusin e sfidantit, ndryshe nga Kupa ndihet debitore në tregues teknikë. Vëndi i 6-të në tabelë me 9 pikë imponon kërkesën e kthesës.

Nuk do të jetë e lehtë. Tirana vjen me dy mungesa të deklaruara si Majkëll Ngo e Ardit Toli. Te blutë, më keq akoma pasi veç Romeo Harizajt (portier) e Rimal Haxhiut (dëmtuar në mesjavë) nuk do të jenë as Aleksandër Sofranak e Edis Maliqi.

Impianti në qëndër të Tiranës pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Ndeshja do të gjykohet nga Kreshnik Cjapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!