Shkëmbi: Nesër është ndeshje tjetër

Trajneri blu sipas axhendës, homolgu i tij Orges Shehi, para mediave në 17:30 në ‘Selman Stërmasi’

Bledi Shkëmbi, trajneri i Dinamos, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur lidhur me ndeshjen e nesërme në Air Albania Stadium me Tiranën. Këtë radhë për kampionat. Korçari i bluve ka theksuar se fitorja në Kupë ndaj bardhebluve të mërkurën (2-0) i jep qetësi, megjithatë nesër pret një tjetër sfidë.

Uroj që Tirana të mos na vlerësojë’, thotë tekniku duke aluduar në një deklaratë të kampit tjetër.

Shkëmbi:

Fitorja në Kupë ndaj Tiranës- “Kjo fitore na jep më shumë moral dhe qetësi. Jemi të bindur që ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës. Në futboll dëmtimet ndodhin, fat i keq për ne, por lojtarët që do të luajnë do të bëjnë mirë. Ne do të rritemi ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje. Vazhdoj të them se kemi bërë një kampionat të mirë sa i përket lojërave, do të donim të kishim më shumë pikë. Kemi humbur pikë edhe për gabimet tona, por në fund të kampionatit çdo ekip do të marrë atë që meriton”.

Mungesat e Tiranës– “Nuk ka favorizim, nuk më intereson kush luan apo mungon te kundërshtari. Janë ekipe që kanë 20 lojtarë dhe lojtarët që luajnë duhet të bëjnë maksimumin”.

Mesazh nga Skuka– “Në futboll fusha tregon, Skuka bëri shumë mirë, por duhet të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Ajo që bëri Skuka nuk është gjithçka, duhet të bëjë më mirë ai dhe gjithë ekipi.

Dy ndeshjet e fundit dhe atë të Kupës i cilësoj si ndeshjet më të mira, secili bën analizat e veta, por asnjë nuk e bën si trajneri analizën. Jam i bindur që çdo ndeshje që do të vijë do të jemi edhe më mirë.

Dëgjoj që Tirana e nënvlerësoji ndeshjen e Kupës, por ata nuk po luanin me kalamajtë. Ishalla e nënvlerëson edhe nesër Tirana dhe të na shikojë si të vegjël. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, Tirana do të kërkojë të reagojë, por shpresoj që edhe ne të bëjmë më mirë”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!