Kukësi në Rrogozhinë, Dinamo mision në Korçë

Jave 6-të e Abissnet Superiore vijon sot me dy takime. E shpërndarë në tri ditë kalendarike, sot në fushë Kukësi- Vllaznia dhe Skënderbeu- Dinamo. Verilindorët përpara se të kthehen pas tri vitëve për të luajtur fazën e dytë në “Zeqir Ymeri” të rikonstruktuar plotësisht, do duhet të maten si pritës në Rrogozhinë me Vllazninë e Shkodrës.

Skuadra shkodrane vjen pas një fitoreje me përmasa të jashtëzakonshme ndaj Dinamos (6-3) teksa Kukësi pas barazimit me Partizanin(1-1).

Pak orë më vonë në juglindje (16:45), Skënderbeu i Memellit do të presë Dinamon e udhëhequr nga një korçar në stol si Bledi Shkëbmi. Bardhekuqtë nuk e kanë nisur mirë sezonin duke u pozicionuar në fund me 3 pikë. Për Dinamon koha për ti dhënë fund “dhimbjes” që i shkaktoi ajo humbje e rëndë në Shkodër.

Sakaq, pas Kastrioti- Laçi (0-1) dhe Egnatia- Teuta (0-1) luajtur të shtunën, java mbyllet të hënën me derbin kryeqytetas Tirana- Partizani në ‘Air Albania Stadium’ në program në 19:45.

Abissnet Superiore java e 6-të sot:

13:45 Kukësi-Vllaznia (Rrogozhinë)

16:45 Skënderbeu-Dinamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!