Longo: E vështirë, japim 100%

Realisht Kukësi dhe Vllaznia në këto 5 javë të luajtura, kanë prodhuar lojë harmonike e me mendim. Për pasojë,nuk ju ka munguar rezultati por nesër në Rrogozhinë do duhet të ndeshën mes tyre në një duel i cili ka Kukësin si pritës.

Trajneri Longo ka deklaruar se Kukësi duhet të luajë e të marrë tri pikë pasi sipas tij kjo do të gëzonte edhe tifozët.
“E dimë që do të jetë e vështirë ndaj Vllaznisë, por duhet të japim 100% nga vetja dhe t’i bëjmë një dhuratë tifozëve tonë”,deklaron Diego Longo.

Sigurisht vetë klubi i ka paraprirë ndeshjes me Vllazninë teksa në rrjete ka shkruar:

“Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Ekipi është zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit dhe do të grumbullohet në “FAFA Resort” para ndeshjes ndaj Vllaznisë. Ekipi do të luajë javën e gjashtë të Superiores ndaj Vllaznisë. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” ditën e diel, duke nisur nga ora 13:45. Biletat për ndeshjen mund të blihen nesër te biletaria e stadiumit, duke nisur nga ora 09:00″.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!