Daja para derbit: Presioni te Partizani prezent

Trajneri i Partizanit Ilir Daja i shoqëruar nga mbrojtësi Egzon Belica, u shfaq sot në 11:00 në konferencë për shtyp për t’ju përgjigjur interesimit të mediave sportive. Takimi i së hënës me Tiranën në ‘Air Albania Stadium’ vjen në një moment delikat për të kuqtë pasi skuadra 16 herë kampione e Shqipërisë ende nuk ka fituar një ndeshje në 5 javë.

Tekniku tha se do të ketë tri mungesa të sigurta duke radhitur Kaçen, Kardozon dhe Carën….

Daja:

Atmosfera para derbit?: “Atmosfera është tepër pozitive, përtej pikëve të munguara, por më shumë të lëna nga loja që kemi bërë. Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar nga lojtarët të mos të ulet doza e entuziazmit pavarësisht fitores së munguar në këto javë’’.

Situata: “Gjendja e skuadrës nuk është e plotë, për shkak disa mungesave të formacionit bazë ku do të veçoja Kaçen, Caren dhe Kardozon që janë lojtarët që kanë qenë në formacion. Problem është dhe mungesa e alternativës Kamara, që për shkak problemeve të lejes të qëndrimit ka lëvizur jashtë Shqipërisë, që do të thotë se Partizani është korrekt. Që do të thotë reparti që neve nga mungojnë shumë janë sulmi, ku përveç Kaçes pjesa tjetër janë sulmues. Por derbi është derbi për tu fituar dhe nuk ka vend për justifikime. Çdo lojtar që do hidhet në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e parë që nga mungon këto javë të para’’.

Kthesa “Nga ana psikologjikë mund të jetë pikje kthese, pasi ekipi që fiton në deri ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë 30 javë të tjera. Në objektiva afatshkurtra është pikë kthese, ndërsa në objektiva afatgjata janë dhe 3 derbi të tjera për tu luajtur mbas këtij të nesërmit’’.

I kënaqur me një pikë? “Neve për arsye se kemi marrë 4 barazime, besoj se nuk jemi futur asnjëherë për barazim, ashtu siç nuk do hyjmë as në deri. E dimë që derbit prodhojnë pak spektakël pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë mungesat që kemi nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar’’.

Tifozë të limituar: “Ne e kemi të qartë që ndeshjet luhen për tifozët dhe çdo trajneri i ekipeve do të kërkojë kapacitet 100%, por duhet të jemi dhe në sinkron të sinkron të situatës, pasi një mbushje e stadiumit mund të sjellë agravim të situatës. Duhet të falsin specialistët për këtë punë por ne duam që gjithmonë stadiumi të jetë plot’’.

Psikoligjikisht: “Derbi është për tu luajtur dhe përjetuar. Kur e ke për herë të parë, sado të merresh me lojtarët nuk arrin shumë. Kemi punuar që mos të kemi dozë të shtuar emocionale, pasi del logjika e lojës në plan të dytë. Kemi punuar që doza emocionale të mos jetë e lartë, për të kaluar në stres’’.

Skema ndryshe: “E kam dëgjuar shpesh këtë problemin e skemës, pavarësisht se nuk i ndjek shumë emisionet. Nuk ka të bëjë shumë skema, mund të luash me 3 sulmues dhe të shkosh te zona e golit me 1 lojtar, ose mund të luash me ‘’9 falls’’ dhe të shkosh te zona e golit me 5 lojtarë. Është manovra që e bën fazën e sulmit dhe mbrojtës, pasi në fund fare skema është vendosja statike e lojtarëve në fushë.

Çfarë i mungon sulmit: “Tani është dhe një specialist që i trajton ndeshjet dhe në aspektin e statistikave. Po të shikohet, jemi ekipi që godasim më shumë portën, ajo që duhet të ndryshojë është finalizimi, pavarësisht se Kukësit bëri mirë në pjesën e parë, në një moment loja mund të shklonte 2-0 dhe mund ta kishim ndeshjen të fitore. Kjo ka të bëjë me finalizimin, me seancat e personalizuara stërvitore dhe ne e kemi pak të vështirë’’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!