Martini: Me Tiranën? Aty ku e lamë

Te Teuta, rikthimi në dispozicion i Lorenco Vilës pas dëmtimit, shihet si një bonus ideal i momentit.

Në prag të ndeshjes me Tiranën të cilën Teuta e luan në Elbasan të dielën, trajneri shkodran i Teutës foli para mediave.

Ai u ndal paraprakisht te situata e infektimëve të skuadrës kundërshtare me urimin që të gjithë futbollistët të shërohen sa më shpejt.

Më pas tha:

Ndeshja ndaj Tiranës – “Është ndeshje shumë e fortë, patjetër. Do të thosha përplasen ekipe të vendeve të para, sepse pikët janë ary-aty. Në këtë moment vendi i parë është fjalë shumë e madhe, sepse diferenca me pikë është e vogël. E kemi vlerësuar maksimalisht, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit kur kemi luajtur me Tiranën.”

Teuta favorite – “Në çdo ndeshje jemi favoritë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë kështu që të tillë do të jemi edhe këtë herë. Unë nuk e doja këtë ndërprerje, sepse po kalonim një moment të mirë. Gjithsesi gjendja është e mirë dhe futbollistët janë në formë optimale, me përjashtim të Idrizajt që ka një dëmtim dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mendoj që do ta nisim aty ku e lamë”, ndër të tjera Edi Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!