Ndreu: Na sherbeu pauza, fitojmë me korçarët

Kastrioti- Skënderbeu një supersfidë në Kamzë. Së paku kështu e konsideron trajneri krutan Ramazan Ndreu një ditë para startit zyrtar.
Krutanët kërkojnë fitoren e parë që sipas teknikut lidhen me avnatzhin e fushës si dhe rikuperimet e disa lojtarëve cilësorë.

Ndoshta na shërbeu pauza, kishim nevojë për këtë pushim, për të përmirësuar diçka. Besoj që ndeshjet në përgjithësi i kemi zhvilluar të mira dhe na jep besim për ndeshjen me Skënderbeun.

Na rikthehen edhe disa lojtarë dhe plotësojmë grupin. Besoj se është momenti i duhur për të marrë fitoren, sepse luajmë në fushën tonë.

Luajmë në fushën tonë dhe këtë e kemi avantazh. Jam i sigurt që Kastrioti do të ringrihet dhe do të jetë në një nivel më të lartë se i vjetshmi”,shprehet Ndreu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!