Taulant Xhaka: Kurrë nuk kam refuzuar Kombëtaren

U pyet për mungesën e ftesës ndaj Taulant Xhakës por Edi Reja në konferencë për shtyp teksa zbardhi listën për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë tha:

“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto”, deklaroi Reja para mediave.

Ndërkaq Taulant Xhaka pasi i “përplasi në fytyrë” ish teknikut De Biazi një shishe plastike, e përsërit edhe ndaj teknikut Reja. Fjalët e trajnerit janë të pavërteta dhe se ai nuk e ka refuzuar ftesën por për shkak se nuk është në formën më të mirë fizike ka kërkuar që të merrte dikë tjetër, shpjegon mesfushori.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombëtaren! I kam thënë që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe është 100% në formë. Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vërtetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet” është pozicionuar Xhaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!