Prengaj: Të mundim Andorrën, te Laçi pak hapësirë

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare U-21, Fatmir Prengaj dhe Armando Dobra kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, përpara dy ndeshjeve të tetorit që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Andorrës dhe Sllovenisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka nisur grumbullimin që prej ditës së diel në Durrës, teksa po përgatiten intensivisht për ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Euro 2023. Fillimisht, kuqezinjtë do të luajnë kundër Andorrës, më 7 tetor ndërsa më 11 tetor do të përballen me bashkëmoshatarët sllovenë.

Fatmir Prengaj, sulmuesi shqiptar që aktivizohet në radhët e Laçit u shpreh se skuadra është e përqëndruar 100% te ndeshja e parë ndaj Andorrës, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i skuadrës është të kualifikohet në Europian.

Objektivat për këto dy ndeshje? – Si gjithmonë, Shqipëria synon fitoren dhe fokusimi është Andorra, duhet të marrim 3 pikëshin, pasi është shumë i nevojshëm për ne, më pas mendojmë për Slloveninë, që duhet të fitojmë edhe me këtë ekip, por jemi të fokusuar 100% te ndeshja e parë kundër Andorrës.

Andorra? – Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës dhe skuadra e njeh këtë ekip. Ka djem që janë që në grumbullimin e vjetshëm dhe e njohin dhe besoj se do të marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe ta fitojmë.

Synimet e Kombëtares – Objektivat e Shqipërisë U-21 janë që të kapim Europianin por duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe çdo ndeshje ta marrim si të radhës dhe të fitojmë.

Laçi? – Te klubi ndihem mirë, nuk jam aktivizuar shumë por pres që në vazhdim të aktivizohem edhe më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!