Hoxhallari me koronavirus, Tirana vatra…

Te Kombëtarja e Shqipërisë rikthehen infektimet me COVID-19. Sipas një njoftimi të Departamentit të Komunukimit në FSHF, mbrojtësi Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitiv dhe janë larguar nga grumbullimi.

Po dje nga U21 u pikas i infektuar me koronavirus mbrojtësi Ismajlgeci. Tirana fillimisht me Bekajin dje me Ismajlgecin dhe sot me Hoxhallarin e Vocin (fizioterapist edhe te Tirana) duket se ka krijuar një vatër të re infektimi….

Njoftimi i zyrës për shtyp FSHF

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!