Dobra: Të fitojmë dy ndeshjet…

Armando Dobra, sulmuesi shqiptar që sapo është transferuar tek ekipi i Colchester në Angli, ku edhe ka arritur të shënojë së fundmi, u shpreh se kuqezinjtë do të luajnë për fitore në të dyja ndeshjet, pasi grupi është i mirë. Ai foli edhe për klubin teksa shpresoi se do të shënojë sa më shumë.

Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë? – Objektivat e skuadrës janë për të fituar të dyja ndeshjet. Kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. Do të luajmë kundër Andorrës fillimisht dhe do të luajmë fort, për të marrë 3 pikët dhe pastaj të fitojmë edhe me Slloveninë.

Skuadra e Andorrës? – Kemi luajtur edhe më parë me Andorrën, i kemi mundur 3-0, janë skuadër e fortë dhe të qetë, është ndeshje e vështirë.

Vendi që synojmë në grup? – Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë ose në vendin e dytë dhe të kualifikohemi në Europian. Humbjet ndodhin sepse nuk ka ekipe që nuk humbin, por ky është objektivi ynë, pasi kemi skuadër të mirë dhe mund t’ia dalim.

Colchester? – Jam shumë i gëzuar pasi kam bërë golin me ekipin e ri, kam shkuar të bëj gola dhe të tregoj se çfarë lojtari jam unë. E kam nisur mirë dhe shpresoj të bëj edhe më shumë gola me ekipin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!