Ikën trajneri i parë në Abissnet Superiore

Sipas Panorama Sport, trajneri i Kukësit Diego Longo ka marrë vendimin për t’u larguar pas katër javësh nga Kukësi. Gjithçka ngjau pas humbjes që Kukësi mori sot në Elbasan Arena me Teutën 2-3.

Trajneri Longo menjëherë pas ndeshjes, ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe iu ka komunikuar se do të largohet. Mësohet se trajneri i ka falënderuar lojtarët dhe se kjo ishte ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e Kukësit”, shkruan Panorama Sport.

Në fakt duket e habitëshme se si një trajner me këtë ecuri si kryesues deri sot të marrë një vendim të tillë. Për tu ndjekur situata. Klubi ende pa një komunikim zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!