Tirana dhe Teuta ngjitën në krye


Abissnet Superiore mbylli javën e 4-ët, Tirana dhe Teuta fitore të rëndësishme. Ndalet 2 javë Superiorja, Kombëtarja luan dy takime vendimtare për ‘Katar 2022’

Tirana dhe Teuta i dërgojnë një mesazh të gjitha skuadrave pretendente se kampionet e dy edicionëve të fundit (Tirana 2019-20, Teuta 2020-21) janë sërish kandidate të forta për triumf.

Tiranë:

Tirana- Laçi 2-0 (Roganoviç, aut 53′, Ignjatoviç, aut 75′)

Pas javës së 4-ët ndërsa Tirana mundi Laçin 2-0 dhe Teuta Kukësin në udhëtim 2-3 iu dhanë të drejtën dy skuadrave të ngjitën në krye me nga 8 pikë.

Te Tirana- Laçi fitorja bardheblu erdhi nga dy autogola të bardhezinjëve me Roganoviç dhe Ignjatoviç por kjo nuk i heq asnjë presje lojës së mirë të bardhebluve. Kryesisht në start të pjesës së dytë me të gjithë mekanizmat ofensivë në lëvizje. Dy asistet e Seferit te golat, i japin shqiptarit nga Maqedonia e Veriut meritën e madhe në këtë ndeshje.

Për Laçin, i vetmi lajm i mirë i ditës, rikthimi sulmuesit liberian Van Dejv Harmon pas më shumë se 4 muajsh në ekip.

Elbasan:

Kukësi- Teuta 2-3 (Viktor Da Silva 12′, Taipi 27′ (pen) / Aleksi 7′, Plaku 32′, Koubemba 44′)

Ndeshje e çendur në 45 minutat e para në ‘Elbasan Arena’ mes Kukësit dhe Teutës. Në të 7′, Teuta shënon me Aleksin një supergol pas një gjuajtje të beftë në trekëndësh pas një topi të kthyer nga Bytqyi 0-1.

Por Kukësi nuk demoralizohet dhe në të 12′-ën shënon me Vitor Da Silva pas një ngulmimi të Basha nga e djathta 1-1.

Nuk ka pauzë pasi në të 27′-ën Kukësi shënon me Gjelbrim Taipi me penallti për 2-1.VAR sinjalizon prekje me dorë të Xhekson, Xhaja e sheh vetë në monitor dhe akordon 11 metrësh për verilindorët.

E 32′-ta sjell në skenë Sebino Plakun. Veterani i cili kishte shënuar në finalen e Superkupës ia del të dërgojë në rrjetë pas një aksioni vetjak ballor.T Në të 44′-ën Teuta shënon me Kupemba pas një aksioni model për 2-3.

Në pjesën e dytë një gol i anuluar për pozicion jashtë loje për Kukësin duket se vuri në gjumë ndeshjën. Kartonët e kuq të Xhajës në fund, iu bashkëngjitën këtë takim me tri pikë të fituara për durrsakt. /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 4-ët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!