Brdariç: Vllaznia me ndyshime në Korçë

Ai nuk i ikën traditës dhe ndryshe nga disa kolegë të tij në Abissnet Superiore, del para mediave në kohë me ‘diell apo me shi’. Ky ësht trajneri kroato- gjerman i Vllaznisë Tomas Brdariç.

EDhe sot në prag të ndeshjes me Skënderbeun në transfertë, tekniku i shoqëruar nga mesfushori Ardit Krymi, ka dalë para mediave duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave prezente.

Përgatitjet…

” Mendoj se kemi qënë të fokusuar te përgatitjet dhe ky është një fakt. Një ekip me aftësi të mira dhe ne nuk duhet t’ju lejojmë hapësira dhe të jemi të kujdesshëm për këtë ndeshje.

Përballeni me Skënderbeun me të cilin keni luajtur finalen në Kupë

“Që nga starti i sezonit ata janë rritur goxha.Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata u munduan të fitojnë ndaj nesh. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan”

Mungesat?

Na mungon Da Silva. Do luajë Dianje në një pozicion tjetër, ndërkohë që do bëjmë disa ndryshime”.

Loja e dobët me Partizanin…

Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu”, ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!