Dinamo-Partizani në kohë reale

Pas pak në “Elbasan Arena” (19:45) derbi i 136 Dinamo- Partizani. Blutë janë në kuotën e 5 pikëve ndërsa Partizani me vetëm dy pikë në tri takime.

Të dy teknikët Shkëmbi e Daja kanë kompozuar formacionet zyrtare për këtë duel që vjen pas atij të luajtur në Kategori të Parë në vitin 2013.

Në kohë reale: Dinamo-Partizani 1-1

15′: Gol Dinamo, shënon Agim Ibraimi. Gabim i mbrojtësit Shehi, përfiton Çinedu i cili pason te Ibraimi. Përballë Hoxhës lojtari blu nuk fal 1-0

45′ Dinamo me 10 të futbollistë pas daljes me të kuq të Sofranak. Malazezi hyri me taka ndaj Zhunior, Cjapi pas konsultës VAR (e pa vetë në monitor) i tregon të kuqin.

76′: Gol Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.1-1

Formacionet zyrtare:

Dinamo: 

Harizaj, Imami, Sofranak, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Çinedu. Tr: Bledi Shkëmbi.

Partizani:

 Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior. Tr: Ilir Daja.

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartaraj, O.Grabova (Fier)

VAR: Florjan Lata (Durrës), AVAR: Rejdi Avdo (Tiranë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!