Sot/ Dinamo-Partizani, derbi i harruar

Nis sot java e katërt e Abissnet Superiore me supersfiden Dinamo -Partizani. Më pas ndalesa dyjavore për shkak të ndeshjëve të Kombëtares kuqezi me Hungarinë (Puskas Arena) dhe Poloninë (Air Albania Stadium).

Dinamo-Partizani sot në 19:45 në ‘Elbasan Arena’, rikthehet në një sfidë specifika e së cilës ka brenda histori të shumtë sportive. Kapur nga “vargonjtë” e mungesës së impiantëve sportive në kryeqytet, derbi numër 136-të i gjen të dyja skuadrat e mëdha të vendit jashtë Tirane.

Ndërkaq,java që i dërgon skuadrat te sfida e mbërmjes së sotme, e gjitha e pasur me zhvillime. Tej faktit absurd teksa si Dinamo ashtu dhe Partizani u stervitën për disa ditë në të njëjtin ‘kompleks’ (Football Repubic), deklarimet e kampeve respektive kryesisht në konferencat për shtyp, mishëroi idenë se fitorja në përballjen e Elbasanit i duhet deomos skuadrave të drejtuara nga Shkëmbi e Daja.

Do guxojmë të fitojmë”, tha Shkëmbi. “Jam në kahun tjetër dhe dua fitoren” u shpreh daja teksa iu përmend fakti që ndeshjen e fundit tekniku e kishte fituar si teknik i Dinamos.

Blutë vijnë më mirë ndërsa në tri takime kanë 2 barazime e një fitore. E kundërta në kampin e kuq ku skuadra e Ilir Dajës ende nuk ka shijuar fitoren e parë. Partizani ka dy barazime dhe një humbje.

Për të evidentuar historinë e trofeve e cila në dy kompeticionet kryesore në vend vjen e barabartë. Dinamo 31 trofe (18 kampionate dhe 13 Kupa) por po kaq ka dhe Partizani 31 (16 kampionate dhe 15 Kupa).

Formacionet e mundshme:

Dinamo: Harizaj; Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski; Sidibe, Besir Demiri, Samake; Ibraimi, Mihana, Çinedu. Tr: Blendi Shkëmbi

Partizani: Hoxha; Albion Marku, Belica, Dajan Shehi, Musta; Mala, Kaçe, Herald Marku; Filipoviç, cara, Stenio Zhunior. Tr: Ilir Daja

Do të gjykojë Kreshnik Cjapi i kolegjumit të Fierit.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!