Java e katërt nis me Dinamo- Partizani

‘Abissnet Superiore’, kampionati i 83-të elitar i Shqipërisë, mbylli sot aktin e tretë me dy takimet Laçi- Kukësi 2-2 dhe Egnatia- Skënderbeu 1-1. E veçanta 5 takime 5 barazime por me një goleador si Dejan Zarubica (Laçi) i cili me 4 gola udhëheq listën paraprake.

Java e katërt (1-3 tetor) nis të premten me derbin Dinamo -Partizani programuar në ‘Elbasan Arena’. Më tej, të shtunën në fushë, Egnatia- Kastrioti dhe Skënderbeu-Vllaznia.

E diela vjen me dy takime të forta teksa Tirana pret Laçin në ‘Selman Stërmasi’ ndërsa Kukësi rigjen ‘Elbasan Arena’-n për t’u ndeshur me Teutën.

Programi i detajuar i javës së 4-ët të Abissnet Superiore:

Të premten:

Dinamo-Partizani 19:45 (‘Elbasan Arena’)

Të shtunën:

Egnatia-Kastrioti 13:45

Skënderbeu-Vllaznia 16:45

Të dielën

Tirana-Laçi 13:45 (‘Selman Stërmasi’)

Kukësi-Teuta 16:45 (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!