Zarubica shpëton Laçin dhe …Vukiçeviçin

Abissnet Superiore java e tretë:

Laçi- Kukësi 2-2 (Zarubica 69′, 90+4′/ Milunoviç 30′, Edi Basha 58′)

Egnatia- Skënderbeu 1-1 (Pedro Augusto 16’/ Elvi Berisha 18′)

Ndeshja e Kamzës mes Laçit dhe Kukësit për llogari të javës së tretë të Abissnet Superiore ishte e gjitha për ‘vitrinë’.

Që nga ‘kamuflimi’ i formacionit mik nga Longo teksa pak orë nga takimi i sotëm deklaronte se Hila, Ndreca dhe Lulaj ishin të pamundur (të tre në formacionin fillestar) te rivaliteti e grinta sportive në fushë.

Në kahun tjetër kurbinasit lënë në stol Guindon dhe i besojnë alternativës përpara me Dejan Zarubicën.

Nis më mirë Kukësi por shpejt bardhezinjtë marrin terren. Në mesfushë aty ku dhe ndahen ‘gjërat’ Ardit Deliu dhe Regi Lushkja për kurbinasit ndëshkohën shpejt me karton të verdhë nga gjyqtari Meta…

Ndërkaq Kukësi në avantazh me Milunoviç në të 30-ën teksa ndjek një top të kthyer nga Sherri për 0-1.

Në të dytën kurbinasit ndyshojnë taktikë teksa Vukiçeviç (ende pa fitore me kurbinasit) hedh që në të 46′ Bytyqin, Zylfiun dhe Saliou Guindo për Velija, Ademi dhe Shehu. Sulmet e shumta konkretizohen me një shtyllë të plotë nga Lushkja (57′) në dukje, pa fat.

Kukësi nuk vonon me kundërzbritjet e zakonëshme në këtë takim dhe shfaqet insistues derisa arrin të shënojë golin e dytë në të 58′-ën me Edi Bashën.

Laçi aq simpatik në europë, e ka të vështirë të pranojë rezultatin. Provon me një goditje dënimi të rrezikshme Mazrekaj, por Tafas kordinohet perfekt mes shtyllave për të neutralizuar rrezikun. Në mes te ketij bataku për kurbinasit del në pah Zarubica teksa në të 69-ën shënon golin e parë bardhezi në këtë takim.

Goli shërben pozitivisht për Laçin ndërsa Kukësi ndjen presionin dhe vështirëson detyrat mbrojtëse. Pas disa pritjeve shpëtimtare të Tafas, në frymën e fundit, një ’99-sh’ si Zarubica vesh dhe njëherë tjetër spaletat e heroit dhe godet saktë për 2-2. Ishte e 94-ta

Rrogozhinë:
Egnatia e Skënderbeu në një takim ideal për ti rrëmbyer pikë njëra tjetrës në këtë javë të tretë.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që morën kontrollin e lojës dhe pas disa aksioneve, kërcënuan në minutën e 9’ me Demir Imerin, por topi i goditur prej tij nga distanca, u devijua nga portieri Rexhepi.

Në minutën e 16’, Pedro Augusto del në një kundërsulm të shpejtë për formacionin vendas ndërsa me një goditje mjaft të bukur me të majtën kalon përpara vendasit.

Vetëm dy minuta më vonë vjen barazimi me këmbëshpejtin Elvi Berisha. Ish- lojtri i Leganes në Spanjë, mori një top brenda zonës, dribloi bukur një kundërshtar dhe më pas gjuajti saktë, duke e dërguar sferën në rrjetë.

Kur luhej e 67-ta janë sërish korçarët që zbresin rrezikshëm me Elvi Berishën, i cili hyn në zonë dhe shërben për Uerdi Marën. Anësori shpërdoron keq.

Në minutën e 92-të është shkodrani Belajdi Pusi që shërbehet mirë brenda zonës dhe provon goditjen nga një kënd mjaft i vështirë, por topi përfundon jashtë kuadratit të Pujës.

Insistojnë vendasit e Maganit me Chris Gadi teksa e sheh veten i vetëm përballë portierit Rexhepi pa mundur të godasë.

Rexhepi, bën një pritje spektakolare në fund duke mbajtur me fanatizëm pikën në transfertë ndërsa duket se i jep një pikë deçizive Skënderbeut./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!