Nxiton Kukësi, impianti vishet blu

Përfundon vendosja e stolave në ‘Zeqir Ymeri’ ndërsa në Kukës shpresojnë që stadiumi i ri të presë shiritin e të inagurohet në 15 tetor.

Duke e vështirë por klubi verilindor insiston se mund të arrijë në afate.

Postimi:

Stadiumi “Zeqir Ymeri” është drejt përfundimit! Pasi ka përfunduar vendosja e stolave në tribunat pas portave, ka nisur edhe vendosja e stolave në tribunën kryesore ku si më parë, do të shkruhet KUKËSI.Ditët e fundit, ka përfunduar shtrimi i parkingut teksa ka mbërritur edhe rëra e cila do të shtrohet për të bërë gati terrenin për tapetin. Brenda javës do të vijë edhe tapeti i ri dhe do të bëhet shtrimi.Me ritme të shpejta po punohet edhe në fushën stërvitore në krah të stadiumit në mënyrë që të jetë gati sa më shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!