Sezon i ri, ndeshje e “çmendur”

Abissnet Superiore java e parë: Laçi- Vllaznia 3-5

Topi simbolik u godit nga ish -futbollisti i Laçit, Xhemal Stepa

Laçi dhe Vllaznia në takimin e parë sezonal në Laç dhuruan një ndër sfidat më të pazakonta mes tyre. Shifrat 3-5 për Vllazninë ndoshta nuk do mund të përsëriten mes dy ekipëve veriorë.

Ndeshja nis shpejt me gol. Sistemi VAR për herë të parë në Laç, sheh një penallti për shkodranët kur luhej e 10-ta. Te pika e bardhë Liridon Latifi për 0-1 në të 11-ën.

Në të 24 sërish Vllaznia për 0-2 me atutor Da Silvën që ndjek një aksion vetjak të Ante Aralica. Bardhezinjtë sot nën drejtimin për herë të parë nga trajneri malazez Dejan Vukiçeviç duken të shokuar aq sa rrezikuan të marrin të tretin. Më pas Deliu për Laçin, jep shkëndjën e kthesës. Ajo nuk vonon dhe në skenë për të bërë protagonistin ngjitet Dejan Zarubica.

Dy supergola të tij në të 34′ dhe 39′ ballancojnë shifrat. Kur dukej se vendasit morën vetën, vjen goli i tretë i miqëve dhe këtë radhë është vetë Aralica që bën 2-3 në të 42′. Kjo pjesë e “çmendur” nuk e ka thënë të gjithën pasi Regi Lushkja prezanton para publikut të rikthyer në shkallë një tjetër gol spektakolar. Ishte e 46 e fraksionit të parë.

E dyta nis me gol dhe është sërish Vllaznia me Gurishtën në të 48-ën për 3-4. Pas këtij momenti, loja nis të zbehet dhe kurbinasit të kondicionar dhe nga lodhja e strategjia e miqëve, nuk arrijnë të barazojë. Fundi njeh edhe golin e 5-të të Vllaznisë me lojtarin e futur si zëvëndësues Kaina (96′).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!