I 83-ti, Superiorja luan javën e parë

Data zyrtare e FSHF-së për startin e kampionatit të 83-Kombëtar të futbollit është pikërisht sot në 11 shtator 2021. Megjithatë dje në ‘Elbasan Arena’, ‘gongu’ ra për Teuta- Partizani (1-0).
Sektori i Garave ka planifikuar të luhet në tri ditë ndërsa sot dhe nesër 4 çiftet e mbetura do të luajnë premierën e tyre sezonale. Do të jenë Laçi- Vllaznia dhe Tirana- Skënderbeu takimet e ditës. Ata do të zhvillohen në orën 13:45 në Laç dhe në ‘Selman Stërmasi’ të Tiranës.
Ndërkohë të dielën radha e Egnatia- Kukësi në Rrogozhinë dhe Kastrioti- Dinamo në Kamëz.
Sigurisht risitë nisën dje kur Kategoria Superiore këmbeu zyrtarisht emër duke u tjetërsuar për tri vitet e ardhëshme në ‘Abissnet Superiore’.
Sakaq, e reja e madhe e elitës së futbollit shqiptar, lidhet me sistemin e teknologjisë VAR. Ajo u praktikua për herë të parë në një sfidë kampionati pikërisht dje në Teuta- Partizani.
Ndeshjet Abissnet Superiore, java e parë:
Sot, 13:45
Laçi-Vllaznia
Tirana- Skënderbeu
Nesër 13:45
Egnatia- Kukësi
Kastrioti- Dinamo (Kamëz)
Teuta- Partizani 1-0 (luajtur dje në Elbasan)/Sportiim.al/