Tirana tri pikë në…start

Tirana- Skënderbeu 4-2

Në “Selman Stermasi” Tirana e Orges Shehit arrin të thyejë Skënderbeun në shifrat 4-2. Bardheblutlë në këtë javë të parë të Abissnet Superiore, shënuan shpejt me mbrojtësin Behiratçe kur ishin luajtur 4 minuta lojë Pa kaluar shumë minuta, Skënderbeu barazoi në të 8-ën me Zhan Viktor.

Pjesa e dytë nis keq për miqtë të cilët humbin sherbimet e Zguros pas dy të verdhave. Me epërsinë numerike dhe etjen për ta fituar takimin, Tirana arriti të realizojë njëri pas tjetrit tre gola të tjerë për 4-1.

Në të 59′, Ngo, riktheu avantazhin për bardheblutë teksa në të 69-ën ish mesfushori i Kukësit, Vesel Limaj, realizon golin e parë si bardheblu për 3-1.

Ndërkaq është sërish Tirana dhe përsëri anglezi Majkell Ngo që realizon në të 73. Kur gjithçka po mbyllej me një fitore të thellë për vendasit, një gabim i portierit Lika i jep mundësinë korçarëve të shkurtojnë diferencën në 4-2 me Mensah.

Tirana e nis mbarë ndërsa Skënderbeu duhet të presë takimin tjetër për të njohur pikën e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!