Teuta përmbys me Plakun, kalon në turin e tretë

Skuadra durrsake për herë të parë në histori do të luajë në turin e tretë të një eventi sportiv në Europë. Shkëlqen Sebino Plaku me një dopietë.

Conference League: Inter D’eskaldes- Teuta 0-3 (Plaku 25′,80′,Kallaku Pen 106′)

Me një Sebino Plaku si në rini, Teuta e Durrësit fluturon në Andorra teksa pas dy golave të shënuar nga Plaku në të 25′ dhe 80′, Teuta ka gjetur shtesën. E gjitha pas rezultatit të takimit të parë në Niko Dovana (0-2).

Në shtesën e parë (2×15) në kohën shtesë të saj, Gruda fiton një penallti të cilën e shndërron në gol Sherif Kallaku.

Pjesa tjetër nuk ofron të reja dhe Teuta që do të jetë në përballjen e radhës me Shamrok Rovers të Irlandës.

Inter D’Eskaldes: Gomis;Galiego,Bosh,Besone,Nova,Moreno,E. Garcia,Grau,Soldevila,Artigas, L.Klemente. Tr: A. Lopo

Teuta: Frashëri; Kotobelli,Arapi,Aleksi,Todorovski,A. Daja,E. Vila, Sebino Plaku,Kallaku, Seferi Gorgiev: Tr: E Martini

Formacioni startues i Teutës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!