Partizani, Laçi dhe Vllaznia të kthimit për…

Pas suksesit të së martës nga Teuta ndaj Inter D’Eskaldes 0-3 në të kthimit, teksa mori biletën kualifikuese, tri skuadra të tjera nga Kategoria Superiore janë të impenjuara të enjten në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Partizani:

Partizani do të presë nesër në ‘Elbasan Arena’ zvicërianët e Bazel për të kthimit në Conference League.

Praktikisht një sfidë me koeficent të lartë vështirësie. Sigurisht parë rezultatin e takimit të parë por dhe forcën e kundërshtarit. Të kuqtë nuk kanë asgjë për të humbur ndaj pritet një duel pa presion. Ku i dihet… Gjykon greku Aristotelis Diamantopoulos.

Laçi:

Stafetën për tri skuadrat e Superiores në të kthimit e merr Laçi i cili duhet të mbrojë rezultatin 1-0 të arritur në të vajtjes ndaj Univerisitatea Krajovë. Përpos faktit që rumunët kaluan ditë të vështira institucionale në klub ia dolën të emërojnë dje trajnerin e ri.

Avantazhi tjetër në dukje i bardhezinjëve, lidhet me mungesën e spektatorëve në impiantin e vendasëve. Universitatea, mbart një dënim nga UEFA që nga sezoni i kaluar. Gjykon finlandezi Matias Gestranius.

Vllaznia:

Një ndeshje për tu fituar nga Vllaznia. Humbja minimale ndaj AEL Limasol në Qipro lejon të besohet se takimi i nesërm në ‘Loro Boriçi’ do të jetë mjaft i luftuar. Edhe pse rivali ka koeficent të lartë vështirësie por dhe disa mungesa në sulm, sërish te kuqeblutë optimizmi në maksimum. Janë shitur 5 mijë bileta.

Kërkesa e Ademit për të alokuar 30 milion lekë nga Këshilli Bashkiak Shkodër u votua mbrëmjen e së martës. Rob Hërvei nga Irlanda do gjykojë këtë takim.

Axhenda e kthimit e skuadrave të Superiores në Ligën e Konferencës.

E enjte 29 korrik 2021:

20:00

Partizani- Bazel (Elbasan Arena) (0-3)

20:30

Universitatea Krajovë- Laçi (0-1)

21:00

Vllaznia- AEL Limasol (0-1) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!