Partizani zbardh axhendën para Bazelit

Të enjten në ‘Elbasan Arena’ 20:30 e kthimit Partizani- Bazel.

Pritet që ndeshja e kthimit Partizani- Bazel të ketë relativisht pak tifozë në ‘Elbasan Arena’. Humbja e thellë 3-0 në të vajtjes, forca e kundërshtarit e mbi të gjitha temperaturat e larta, kondicionojnë jo pak. Megjithatë Ilir Daja i ka mësuar sportdashësit ku ka punuar se di të surprizojë.

Ndërkaq, klubi Partizanit në prag të takimit të dytë të turit të dytë në Ligën e Konferencës me Bazel, ka bërë publike sot axhendën dy ditore.

Më herët klubi njoftoi për biletat, çmimet dhe vendshitjen e tyre.

Partizani informacion:

Informacion në prag të takimit Partizani – Basel i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës:

“Të mërkurën dt. 28 korrik ora 19:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp e trainerit të Partizanit Ilir Daja në sallën e konferencave të stadiumit “Elbasan Arena”.

Të mërkurën ora 20:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare e ekipit të Partizanit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Prezenca e mediave do të lejohet 15 minuta për të ndjekur stërvitjen. Faleminderit!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!