Danimarka dhe Anglia potente, kompletojnë gjysmëfinalet

Danimarka në 18:00 kualifikohet në gjysmëfinale të EURO 2020, pasi ka kaluar në Baku, Çekinë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Danezët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar me Delanei që në të 5′-ën Dyfishon Dolberg në fund të pjesës së parë ndërsa me startin e së dyëtës Patrick Shik shkurtoi shifrat në 2-1.

Në ndeshjën e mbrëmjes luajtur në Romë, Anglia shpartalloi 0-4 Ukrainën në një duel ku vendosën Kejn dy gola, Meguajër dhe Henderson

Rezultate :

Republikë Çeke- Danimarkë 1-2

Ukrainë- Angli 0-4

Gjysmëfinalet:

Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë:

Çerekfinalet e luajtura dje dhe sot përcaktojnë katër gjysmëfinalet e Euro 2020. Ky është programi i plotë deri në finalen e Wembley më 11 korrik:

Gjysmëfinale:

6 korrik: Itali-Spanjë (Londër) në orën 21:00
7 korrik: Angli-Danimarkë (Londër) në orën 21:00

Finale:

11 korrik: Londër në orën 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!