Dështoi me Belgjikën, Martinez në ‘gijotinë’

Dy çerekfinale në dy Kampionatet e fundit Europiane dhe gjysmëfinalen në Kupën e Botës 2018: ky është rezultati i “gjeneratës së Artë” të Belgjikës në pesë vitet e fundit, me teknikun spanjoll Roberto Martinez në stol.

Për këtë kampionat Europian, pritjet për ekipin kombëtar ishin shumë të larta, duke pasur parasysh vendin e parë në renditje të FIFA-s dhe rrugën drejt kësaj ngjarjeje.

Por eliminimi në çerekfinale kundër Italisë shkaktoi shumë kritika në Belgjikë, aq sa të vihet në pikëpyetje pozicioni i CT: në fakt, në disa media, flitet për një fazë reflektimi nga udhëheqësit federalë, të cilët mund të vendosëin ta largojnë trajnerin Martinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!