Fitorja e Anglisë, 9 të arrestuar në Londër

Pas fitores së Anglisë 0-4 në ‘Olimpico’ të Romës ndaj Ukrainës në ishull ka plasur festa e shfrenuar. Më shumë se kurrë anglezët mendojnë se trofeu i ‘Euro 2020’ është i tyri pasi skuadra jo vetëm që po tregohet e kuruar dhe efikase në fushë por dhe do të luajë fazën përmbyllëse në Wembley.

Kështu në mesnatë në Londër u kryen 9 arrestime tifozësh ndërsa dy oficerë policie u plagosën. Burimet e policisë e konfirmuan këtë.

Tre tifozë u arrestuan nën dyshimin e sulmit ndaj një polici, katër me dyshimin e trazirave të dhunshme, një i akuzuar për lëndim personal dhe një me dyshimin e trazirave për shkak të gjëndjes së dehur”.

Ndërkaq në Romë, dy tifozë anglezë u denoncuan për dokumente shëndetësore false dhe 50 të tjerë refuzuan të kalojnin në pikën e kontrollit ‘Olimpico’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!