‘Wembley’ dëshmitar, vjen Angli- Gjermani
Në orën 18:00, ndeshja e madhe e 1/8-ve ndërmjet anglezëve në rritje dhe ekspertëve gjermanë.
Holandezi Deni Makelie, do të ndajë drejtësi në ndeshjën më të kërkuar të kësaj faze të ‘Euro 2020’ mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Do të luhet në mitikun ‘Wembley’ me përfaqësuesën britanike të Garet Sauthgejt e cila luan në shtëpi pikërisht ndaj ‘Pancerave’ të Joakim Lëv në ikje.
Në mbrëmje, po në ishull do vihen përballë Suedia me Ukrainën ndërsa në ‘Hampden Park’ të Gllazgout do diskutojnë biletën e fundit çerekfinale. Kjo sfidë në dukje e planit të “dytë” i është besuar italianit Daniele Orsato.
Programi sot për 1/8-at:
18:00 Angli- Gjermani
21:00 Suedi- Ukrainë
Formacioni i mundshëm Angli- Gjermani.