Zvicra eleminon Francën, Xhaka njeriu i ndeshjes

Granit Xhaka shkëlqen dhe kthehet në protagonistin absolut të helvetëve.

Kroaci-Spanjë 3-5 (pas kohës shtesë)

Francë- Zvicër 3-3 (4-5 penallti)

Në 1/8, Zvicër- Spanjë

Zvicra, mbretëron një natë në Bukuresht. Skuadra e Aleksander Petkoviç, në përbërje të të cilit janë tre shqiptarë, Granit Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi bën surprizën e madhe në Euro 2020 duke eliminuar Francën, kampionen e botës në fuqi.

Në Bukuresht, pas një tjetër ndeshjeje të çmendur me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 3-3 përfshirë edhe 30 minutat e shtesës u goditën penalltitë.

Mbape humbi goditjen e 5-të me Zomer që priti në kahun tjetër duke i dhënë kualifikimin Zvicrës për 1/8 at.Franca merr pushimet e parakohëshme dhe përkundër gjithë parashikimëve destinacioni me një drejtim i kësaj mbrëmjeje është ai; Bukuresht-Paris.

Ndërkaq në Parken të Kopenhagenit, Kroaci- Spanjë një tjetër sfidë e çmendur. 3-3 shifrat gjatë kohës së rregullt ndërsa në fund fati i buzëqeshi Spanjës që krijoi më shumë se kroatët dhe në fund mori atë që meritonte kualifikimin. Në shtesë Spanja shënoi dy gola të tjerë për një 3-5 finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!