Franca gjën fajtorët

Tre gola të pësuar akuzojnë një Francë të dështuar në të gjitha drejtimet. Dy në dhjetë minutat e fundit. Shigjeta e L’Equipe, francezja e madhe sportive është pozicionuar veçanërisht te reparti i prapavijës së formacionit të Deshamps.

Mungesa e Hernandez dhe aktivizimi që nga minuta e parë e Lenglet, i cili para se të startone Euro 2020 nuk ishte aktiv në fushë por dhe një mbrojtje me tre, la shumë dyshime.

Gazeta sportive analizon të dhënat e mbrëmjes me shumë topa të humbur nga mbrojtësit: 22 nga Rabiot, i vendosur në rolin e mbrojtësit të majtë nëntë nga Varane dhe tetë nga Pavard.

Shumë për një ekip kombëtar me cilësi. Pa folur për pjesën tjetër të grupit për të cilën analizat nuk do të evitohen lehtë. Franca e ‘dorëzuar’. Zvicra e eleiminoi me shpirt të lartë gare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!